Lajmi me vend, komentet pa vend

[Recension: SKANDAL: BDI ka gënjyer, Shqipëria falemnderon Koce Trajanovskin për autobusin]

Teksti që po recensojmë është me interes për publikun. Qasja e gazetarit në këtë lajm po ashtu është në rregull, në aspektin e sigurimit të fakteve relevante dhe dëshimive, të cilat vërtetojnë saktë atë për të cilën ka shkuar autori. Mirëpo, ajo që nuk shkon në tekst janë komentet dhe fjalori jo etik.

Një fjalë e urtë popullore thotë “Gënjeshtra ka këmbët e shkurta”. Kjo u dëshmua edhe në rastin e fundit, me “dhuratën speciale” të zv.Kryeministrit të Maqedonisë për kombëtaren, një autobus panoramë për t’i sjellur heronjtë tanë nga aeroporti deri në qendër të Tiranës, shkruan Fakte. Të gjitha mediat pro qeveritare në Maqedoni dhe në rajon raportuan për një sukses “të madh” të zv.kryeministrit Halili, që si tifoz i flaktë i kombëtares, i kishte bërë asaj një dhuratë të veçantë, autobus panoramë. Tek shqiptarët u paraqit dilema: nëse autobusi ishte vërtetë një dhuratë apo vetëm huazim për një gjiro gjysëm orëshe?

Në rregull do të ishte nëse gazetari i ishte qasur kësaj çështje me profesionalizëm, duke demantuar zëvendëskryeministrin dhe mediat pro-qeveritare. Në parim, funksionon që secili që kapet në skandal, duhet të pronocnohet për mashtrimin që ka bërë. Kjo nuk është vlerësuar si e nevojshme në këtë artikull hulumtues. Në vend të kësaj, përmes komentit dhe përdorimit të gjuhës së ulët “gazetareske”, teksti tenton të demantojë të apostrofuarin Festim Halili.

SKANDAL BDI ka gënjyer screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “SKANDAL: BDI ka gënjyer, Shqipëria falemnderon Koce Trajanovskin për autobusin”
Data dhe koha e publikimit: 25.06.2016
Data e recensionit: 27.06.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Nuk është gazetari ai i cili jep gjykimin nëse “storja me autobusin” ishte gënjeshtër ose e vërtetë. Kualifikime të tilla duhet të vijnë nga publiku. Të drejtën e të gjykuarit e gëzon lexuesi, ndërsa gazetari i mundëson publikut të vendosë, përmes fakteve dhe dëshmive të cilat i sjell.Përveç kësaj, teksti përmban me “bollëk” edhe cilësime tjera, jo adekuate për përmbajtje informative.

Pas më pak se 24 orë u bë e ditur se Shqipëria nëpërmjet ambasadës së saj në shkup i është falemnderuar kryetarit të Shkupit Koce Trajanovski për huazimin e autobusit në fjalë.
Edhepse është turp të lëvdërohesh me një “të arritur” të tillë, kur shqiptarët e Maqedonisë i ka kapluar tmerri, varfëria, nënçmimi, diskriminimi, dhuna… kur të zbulohet se edhe storja me autobusin ishte vetëm një gënjeshtër e pasuksesshme, turpi është masë e vogël përshkruese.
Por, pleqtë kanë thënë edhe “Çka është turpi për rezilin?”./FAKTE.Net

Përmbajtja e shpalos ngjarjen njëanshëm. Fakti që nuk është kërkuar prononcim nga zvëvendëskryeministri i kapur në skandal e as nga Amabasa e Shqipërisë, e dëshmon këtë njëanshmëri.
Jashtë kësaj, në tekst ka elemente të cilat janë në rregull, sikur aspekti multimedial, si dhe konfirmimi i versionit të kundërt të asaj që autori e quan “storje me autobusin”.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button