Largimi i Anglisë nga BE-ja, ‘vetëvrasje’ për futbollin

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pritet të lë pasoja edhe në fushën e sportit.

Klubet e Ligës Premier priten të marrin një ndëshkim, pasi valuta e funtës, po zhvlerësohet krahasuar me euron dhe në këtë mënyrë do të rritet vlera e transferimit të lojtarëve.

Portali i njohur i sportit, ‘Goal.com’, ka përgatitur një artikull special, ku theksi vendoset në rritjen e çmimit të lojtarëve që transferohen nga Evropa drejt Britanisë së Madhe, ku kanë marrë shembull Paul Pogban, i cili parashihet që do t’i kushtoj plot 30 milionë euro më shtrenjtë skuadrave angleze, pasi funta pritet të zhvlerësohet nga 0.79 në 0.90.

Dalja e Britanisë nga BE pritet t’i kushtojë shtrenjte klubeve si Chelsea, Mannchester United dhe Manchester City, të cilat do të kryejnë lëvizje të mundshme për të përforcuar repartet respektive, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, tani në Ligën Premier luajnë plot 65 futbollistë, të cilët nuk janë me shtetësi angleze dhe në këtë rast disa prej tyre konsiderohen si ekstra-komunitarë dhe për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar të gjithë ata duhet të kenë leje pune si dhe duhet të kenë luajtur për dy vite në Kombëtaret e tyre.

Aktivizimi i tyre bazohet në rregulloren e përqindjes së ndeshjeve të luajtura dhe renditjes në tabelën e FIFA-s. Në këtë mënyrë, rregullorja e re mund të shkaktojë dhe largimin e disa emrave të rëndësishëm, siç janë: David De Gea, Martial, Mata, Scheiderlin, Dimitri Payet, Samir Nasri, Simon Mignole e shumë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button