Shkup, konferencë për punësimin e grupeve të margjinalizuara

Sot në Shkup u mbajt konferenca për ndërmarrje sociale në të cilën u prezantuan rezultatet dhe të dhënat e hulumtimeve “Mundësitë dhe sfidat e ndërmarrjeve sociale për punësimin e grupeve të margjinalizuara”, raporton Anadolu Agency (AA).

Projekti hulumtues rajonal “Sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të margjinalizuara në ndërmarrjet sociale” është implementuar nga organizatat partnere Reaktor, Konekt dhe Pablik nga Maqedonia, Partners nga Shqipëria dhe Qendra për paqe dhe tolerancë nga Kosova, ndërsa mbështetet nga programi rajonal për mbështetje të hulumtimit në Ballkanin Perëndimor.

Sipas drejtoreshës ekzekutive të Asociacionit për hulumtime, komunikime dhe zhvillim “Pablik”, Klimentina Ilijevska, qëllimi i hulumtimit ka qenë që të analizohen sfidat dhe mundësitë për punësimin e grupeve të margjinalizuara në ndërmarrjet sociale si dhe hartimin e modeleve ekzistuese të ndërmarrjeve sociale në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

“Motivimi për këtë hulumtim doli nga sasia e pamjaftueshme e hulumtimit në këtë sferë në rajon, krahasuar me hulumtimet në Evropë dhe botë, të cilat potencojnë se ndërmarrjet sociale përveç se kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, ofrojnë mundësi për punësim dhe inkluzion të grupeve të margjinalizuara dhe të ndjeshme”, deklaroi Ilijevska.

Ajo shtoi se rezultatet e hulumtimit rajonal do të jenë bazë për përmirësimin e politikave publike në pjesën e ndërmarrjeve sociale dhe përfshierjen dhe punësimin e personave të ndieshëm dhe të margjinalizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button