De Biasi: Këtu gaboi Shqipëria

Gianni de Biasi ka zbuluar gabimin e Shqipërisë që në fund i kushtoi me eliminim nga “Euro 2016”.

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka zbuluar gabimin e skuadrës së tij që në fund i kushtoi me eliminim nga “Euro 2016”.

Por, ai nuk pendohet dhe është i kënaqur me aventurën e tyre në Francë.

“Ne si Shqipëri duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Në ndeshjen ndaj Francës duhet të shtrëngonim veten në minutat e fundit dhe të mos lejonim as golin e parë dhe as të dytin që na kushtëzoi kaq shumë”, tha De Biasi për “Top Channel”.

“Gjithsesi tri ndeshje rresht kaq të bukura nuk i kemi bërë asnjëherë dhe besoj se ky është aspekt që duhet konsideruar në optikën e së ardhmes”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button