Çfarë shkruajnë Cana, Agolli, Lila dhe të tjerët për tifozët kuqezinj?

Ata na bënë krenar edhe në ato tri ndeshje, nga të cilat vetëm njërën fituan. Por përveç kualifikimit, më shumë emocione Kombëtarja Shqiptare ka marrë këto ditë nga të gjithë tifozët kudo ndodhen. Lorik Cana, Ansi Agolli, Andi Lila, por edhe shumë të tjerë janë bërë Të gjithë djemtë e Kombëtares, ashtu si të gjithë, kanë mbetur të mrekulluar para mbështetjes së tifozëve.

Lorik Cana

Gjithë ky rrugëtim ishte për ne, për familjet tona, për gjithë fansat dhe mbi të gjitha për atdheun tonë! Kurrë më parë s’kam qenë kaq krenar të jem pjesë e kësaj kombëtareje dhe të luaj me këta djem! Faleminderit për gjithçka… O sa mirë me qenë shqiptar”

Ansi Agolli

E gjithë kjo aventurë e magjishme përmblidhet në këtë foto, pikërisht në fytyrën e mikut tim, Andi Lila! Punë, sakrificë, vuajtje, grintë, emocion, fitore!

Tifozë, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen! Jeni adrenalina jonë!”

Andi Lila

Një ndjenjë e papërshkrueshme, një kombëtare unike, një ëndërr e bërë realitet, një fitore shkruan histori. Faleminderit tifozët më të mirë në botë… O sa mirë me qenë shqiptare!”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button