Kombëtarja Shqiptare, pritje madhështore në Rinas, ja plani për nesër
Kombëtarja e Shqipërisë u eliminua zyrtarisht nga Euro 2016, pas ndeshjes së sotme Hungari – Portugali, e cila përfundoi me barazim. Por të gjithë kuqezinjtë janë krenarë pë djemtë e Kombëtares, ndaj edhe kanë nisur përgatitjet për pritjen madhështore të lojtarëve. Mësohet se Kombëtarja do të vijë nesër në aeroportin e Rinasit dhe eventi do të nisë në orën 17:00.
Plani i pritjes:
Pritja do të nisë të bëhet në Rinas, ku një autobus i hapur do të presë kuqezinjtë, ashtu si të ishte ekip kampion.
Do të bëhet bllokimi i rrugëve nga Aeroporti i Rinasit deri në sheshin “Nënë Tereza”
Dekor madhështor nga organizuesit nga aeroporti deri në Tiranë
Do të ketë njerëz rrugëve që do të dalin në mbështetje të kuqezinjve
Do të jepen çmime dhe vlerësime për stafin dhe lojtarët kuqezinj nga drejtues të shtetit tonë.
Pritja do të bëhet në “Tirana Fan Zone” në sheshin “Nënë Tereza”