“Hamas-i nuk mund të jetë kusht për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin”

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushoglu tha se “Për normalizimin e marrëdhënieve tona me Izraelin nuk është dhe nuk mund të jetë kusht Hamasi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavushoglu dhe ministri i Jashtëm i Republikës Turke të Qirpos Veriore (KKTC) Tahsin Erugruloglu, iu përgjigjën pyetjeve në konferencën e përbashkët për media të organizuar pas takimit sy më sy në ministri dhe atij mes delegacioneve.

Me rikujtimin e lajmeve për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, Çavushoglu tha se po vazhdojnë takimet për plotësimin e dy kushteve të ngelura të Turqisë.

Në lidhje me këtë, Çavushoglu potencoi se bisedimet do të vazhdojnë edhe në procesin në vazhdim.

“Kushtet tona janë mase të qarta. Kur të plotësohen këto kushte, do t’i normalizojmë marrëdhëniet, i kthejmë në pozitat e tyre ambasadorët tanë dhe hedhim hapa. Është e nevojshme që të largohet embargoja në Gaza. Vëllezërit tanë palestinezë aty jetojnë në kushtet më të vështira. Gjithashtu duhet që ndihmat humanitare dhe ato për zhvillim të mund të arrijnë në Gaza dhe Palestinë pa u penguar. Po i diskutojmë të gjitha këto në mënyrë shumë të hollësishme. Nëse do të arrihet apo jo marrëveshje në mbledhjen e parë të ardhshme, kjo varet nga hapat që do t’i hedhë Izraeli”, u shpreh Çavushoglu.

“Edhe Izraeli e pranon se nuk ka patur paqe të vazhdueshme edhe para se të ekzistojë Hamasi”, tha ai.

“Nuk mendoj se ka ndonjë problem në lidhje me Hamasin. Që nga fillimi, kontaktet tona me Hamasin nuk janë të fshehta. Edhe Izraeli e pranon se nuk ka patur paqe të vazhdueshme edhe para se të ekzistojë Hamasi. Rrjedhimisht, edhe në periudhën në vijim do të kemi kontakte me Hamasin, qoftë për arritjen e unitetit të brendshem me El Fetih, qoftë për kontributin në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Edhe shtetet që reaguan herën e parë kur hymë në kontakt, madje edhe Izraeli, e kanë kuptur mjaft lehtë se çfarë dëshirojmë të bëjmë. Duke qenë kështu, për normalizimin e marrëdhënieve tona me Izraelin nuk është dhe nuk mund të jetë kusht Hamasi”, tha Çavushoglu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button