Mbretëresha kërkon arsyet pse Britania të qëndrojë në BE

Mbretëresha Elizabeth, kërkon tri arsye pse Britania duhet të qëndrojë në Bashkimin Evropian

Mbretëresha e Anglisë Elizabeth ll raportohet të ketë kërkuar organizimin e një darke, gjatë të cilës do të pyes për tri arsye të mira se pse Britania duhet të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Kështu ka treguar autori i çështjeve mbretërore, Robert Lacey.

Ndërsa një zëdhënës i Buckingam Palace, ka deklaruar se “Mbretëresha është mbi politikën dhe vepron në bazë të këshillave të Qeverisë së saj në çështjet politike. Referendumi është një çështje për popullin britanik për të vendosur”, është shprehur ai, raporton “The Independent”.

Ndryshe, tradicionalisht mbretëresha dhe familja e saj nuk votojnë dhe as nuk mund të kandidohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button