Putin: Rusia do të përgjigjet ndaj aksioneve agresive perëndimore

Presidenti Vladimir Putin u tha sot ligjvënësve se Rusia “duhet të mendoj për sigurinë e saj” kur të konfrontohet me atë që ai e cilësoi si “aksione agresive të NATO-s afër kufijve të Rusisë”.

Në seancën plenare të Dumës së Rusisë, zoti Putin tha, po ashtu, se Moska do të “përgjigjet në mënyrë adekuate” ndaj “retorikës agresive ruse”.

Putin mëtutje ka theksuar se bota duhet të konfrontohet me terrorizmin ndërkombëtar duke krijuar atë që ai e përshkruajti si sistem të sigurisë përtej aleancave ekzistuese.

Ai është shprehur se Rusia është “gati për dialog” në krijimin e një sistemi të tillë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka përgëzuar ligjvënësit në dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë për mbështetjen e aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës në vitin 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button