Një tetovar dëmtohet për rreth 70.000 euro si pasojë e vjedhjes

­ Dyzet mijë euro, dhjetë orë dore dhe stoli të ndryshme ari janë dëm si pasojë e vjedhjes së rëndë në banesën e I.A (37) nga Tetova i cili e denoncoi rastin në polici, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Vlerësimet e para janë se dëmi i përgjithshëm material nga kjo vjedhje është rreth 70 mijë euro.

Sipas denoncimit të I.A. vjedhja e rëndë në banesën e tij në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë e kanë kryer tani për tani autorë të panjohur me siguri midis të hënës dhe të martës.

Policia ka kryer kontroll të plotë me ç’rast janë gjetur edhe gjurmë të ngritura për ekspertizë dhe ka marrë masa dhe aktivitete për zbulimin e autorëve dhe për konfirmimin e dëmit të përgjithshëm material.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button