Trajanov takohet me ambasadorin e Holandës Plomp

Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov ka realizuar takim joformal me ambasadorin e Holandës, Vouter Plomp, kumtoi sot partia.

Në takim Trajanov i ka prezantuar përcaktimet programore të LD­-së, si dhe vlerësimet për gjendjen aktuale politike dhe rrugët për dalje nga kriza.

Trajanov ka theksuar se në interes të të gjithë qytetarëve është të zgjidhet kriza politike, të normalizohet jeta dhe të zhbllokohen proceset eurointegruese.

Sipas tij, reformat në media, si dhe pastrimi i listës zgjedhore janë prioritetet kryesore dhe parakushte themelore për mbajtjen e zgjedhjeve kredibile.

Në zgjedhjet e ardhshme Lidhja Demokratike, siç theksohet në kumtesë, do të merr pjesë në suaza të koalicionit për “Ndryshime dhe drejtësi”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button