Maqedoni, policia kap 14 migrantë në Vaksincë të Kumanovës

Në fshatin Vaksincë të Kumanovës në afërsi të çezmës “Buci” të dielën rreth orës 13:00, nëpunësit policorë vërejtën automjetin “Audi A6” afër të cilin qëndronin tre migrantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë, në momentin kur M.S. (21) nga fshati Vaksincë nga bagazhi i automjetit iu ka dhënë torbat, migrantët i kanë vërejtur policët, tentuan të ikin, pas çka hynë në shtëpinë e M.S.

Policia kreu kontroll ndaj hapësirës e cila paraprakisht ishte e hapur, ku u zbuluan 14 migrantë. Personi M.S. është dërguar në policinë e Kumanovës ndërsa janë marrë masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button