Ushtarët izraelitë e vranë “gabimisht” të riun palestinez

Ushtria izraelite njoftoi se i riu i cili mbrëmë ishte vrarë si pasojë e zjarrit të ushtarëve në Bregun e okupuar Perëndimor është qëlluar “gabimisht”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të ushtrisë izraelite, thuhet se në afërsi të qytetit Ramallah të Bregut Perëndimor i cili është nën okupim “si rezultat i hedhjes së gurëve dhe molotovit nga një grup palestinezësh ndaj një automjeti të izraelitëve, tre izraelitë janë plagosur”.

Theksohet se palestinezi i cili humbi jetën dhe katër të plagosurit të tjerë si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e ushtarëve izraelit “nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe se janë përpjekur të kalojnë nga vendngjarja në atë moment”.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se “ka nisur një hetim në lidhje me rastin por ende nuk ka filluar procesi për ndonjë ushtar”.

Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi se i riu palestinez Mahmud Badran ka humbur jetën si pasojë e zjarrit të hapur nga ana e ushtarëve izraelitë dhe se janë plagosur katër palestinezë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button