Shkup –“Tech4Good“ mundësi që OJQ-të të marrin softuer falas nga Majkrosofti

Sot në Panairin e Shkupit u mbajt ngjarja „Tech4Good“ – Dita e  Majkrosoftit për sektorin civil në organizim të Fondacionit Metamorfozis me përkrahjen e korporatës softuerike Majkrosoft. Në këtë ngjarje përfaqësuesit e OJQ-ve u njohën me mundësinë e marrjes së donacioneve softuerike nga programi i Microsoft-tit për mbështetje të sektorit civil, të cilën e implementon Metamorfozis përmes platformës Теchsoup Balkans.

“Ambicia jonë si Majkrosoft është ta nxisim produktivitetin, bashkëpunimin, këmbimin e ideve dhe kreativitetin e OJQ-ve në vendet e tyre të punës duke i shfrytëzuar produktet tona. Оffice 365 dhe Office 2016 janë të dizajnuara në atë formë që tu mundësojnë njerëzve të fokusohen në progresin dhe jo në procesin, në bashkëpunim në punë, shkëmbim të resurseve në çdo kohë dhe nga çdo pajisje. Ne në Majkrosoft gjithnjë e kemi njohur rëndësinë e punës së shoqatave jo-fitimprurëse dhe kemi besuar se mund t’u ndihmojmë atyre duke ua bërë të qasshme teknologjinë tonë më të re. Andaj në kuadër të programeve tona për përgjegjësi shoqërore e krijuam iniciativën Technology for good që të kontribuojmë për zgjidhjen e problemeve komplekse sociale. Majkrosoft përkrah më shumë se 86.000 organizata në mbarë botën duke përfshirë edhe Maqedoninë” tha Vlora Ademi, menaxhere e programeve akademike në Majkrosoft.

Sipas drejtorit të Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, ngjarjet e këtij lloji që tani më organizohen për herë të tretë në Maqedoni janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të fondacionit të fjalë, për të ndërtuar kapacitetet e organizatave civile që ata të jenë më efikase, më të mira dhe më aktive në arritjen e misionit të tyre.

“Metamorfozis u ndihmon OJQ-ve në ngritjen e kapaciteteve të tyre me trajnime dhe mentorim, botime edukativo-arsimore, dhe u jep qasje në zgjidhje të ndryshme teknologjike – si që janë në këtë rast teknologjitë e Majkrosoftit. Më konkretisht, Metamorfozis ofron donacione softuerike përmes platformës Techsoup Balkans. Me mbështetjen e Majkrosoftit, Metamorfozis u mundëson OJQ-ve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria të përfitojnë softuer legal në formë të donacionit. Si pjesë e kësaj platforme, Metamorfozis u mundëson OJQ-ve edhe konsultime të drejtpërdrejta në kuadër të ditëve të hapura (çdo të premte të dytë) si dhe me kërkesë individuale me qëllim që sa më shumë organizata nga Maqedonia të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë mundësitë për donacione” tha Jashari.

Për më shumë detaje, mund të ndiqni diskutimin në Twitter dhe Facebook me hashtagun #Tech4Good

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button