Cipras: Evropa ndodhet përballë një krize të vërtetë

Kryeministri grek, Alexis Tsipras në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili ka vizituar Athinën ka folur edhe për referendumi rreth BE-së që do të mbahet më 23 qershor në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi ka vënë në dukje se Evropa ndodhet përballë një krize të vërtetë Tsipras u shpreh “Që të dy ne votojmë që Mbretëria e Bashkuar të qëndrojë brenda Bashkimit Evropian. Por ne nuk jemi personat që duhet të japin këtë vendim. Situata aktuale në BE është shqetësuese. Duhet të rishqyrtojë edhe njëherë vizionin dhe të ardhmen e Euopës.”

Ndërsa Jean-Claude Juncker duke i cilësuar si “qesharake” qëndrimet e shtresave që vitin e kaluar mbështetnin daljen e Greqisë nga Eurozona, ai ka mbrojtur idenë se Evropa dhe Eurozona do të ishin të pa plota pa Greqinë.

“Për herë të parë nuk diskutojmë detajet e këtij programi gjatë vizitës time në Greqi. Sepse janë arritur marrëveshje në çdo çështje”, u shpreh Juncker. Ai ka theksuar se vitin e kaluar është përfunduar procesi i rishqyrtimit të marrëveshjes së arritur mes Greqisë dhe kreditorëve.

Më tej Juncker ka theksuar se Greqia është në rrugën e drejtë dhe ka shtuar se rezultatet janë pozitive. Sipas tij qeveria, parlamenti dhe populli grek duhet ta përqafojnë zbatimin e këtij programi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button