UNRWA ndan 4 milionë dollarë për rindërtimin e Gazës

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë ndaj Refugjatëve Palestinezë (UNRWA) bëri të ditur se do të ndajë 4 milionë dollarë për rindërtimin e shtëpive tërësisht të rrënuara si pasojë e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i UNRWA-së Adnan Ebu Hasene, në deklaratën për gazetarin e AA-së, theksoi se agjencia ka ndarë fonde të reja për 330 familje shtëpitë e të cilëve u rrënuan tërësisht si rezultat i sulmeve të Izraelit në Gaza në vitin korrik të vitit 2014.

Ebu Hasene u shpreh se shuma në fjalë është 4 milionë dollarë dhe se brenda dy ditëve do të fillojnë me dorëzimin deri te personat e caktuar.

UNRWA muajin e kaluar kishte njoftuar se në kuadër të rindërtimit të shtëpive të rrënuara nga Izraeli, ndërtimi i 1.300 shtëpive ishte para përfundimit.

Në sulmet të cilat Izraeli i ndërmori në Gaza para dy vitesh dhe të cilët zgjatën për 51 ditë, 2.157 persona humbën jetën, pjesën më të madhe të të cilëve e përbënin gra dhe fëmijë, ndërsa më shumë se 11 mijë të tjerë u plagosën. Nga sulmet gjithashtu 17. 200 shtëpi, 73 xhami dhe 24 shkolla u rrënuan tërësisht, ndërsa mijëra ndërtesa të tjera u dëmtuan. Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, afërsisht 500 mijë persona ishin detyruar të strehohen në shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button