Shpërthim në kufirin Jordani-Siri, humbin jetën 6 persona

Nga shpërthimi i një autobombe në kufirin mes Jordanisë dhe Sirisë humbën jetën 6 persona ndërsa 14 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e ushtrisë jordaneze thuhet se “Si pasojë e sulmit qyqar në orët e mëngjesit në rajonin tonë të kufirit humbën jetën gjithsej 6 persona, 4 prej tyre roje kufitare, një nga ekipet e mbrojtjes civile dhe 1 polic, ndërsa janë plagosur gjithsej 14 persona nga forcat e armatosura dhe të sigurisë”.

“Sulmet e tilla qyqare terroriste nuk do të ndërpresin luftën e ushtrisë tonë kundër terrorizmit dhe terroristëve”, thuhet në njoftim.

Në lajmin e televizionit zyrtar të Jordanisë, duke u bazuar në burimet ushtarake u theksua se një autobombë ka shpërthyer në një pikë sigurie në kufirin me Sirinë dhe se në shpërthim ka të vdekur dhe të plagosur.

Poashtu ishte bërë e ditur se kanë nisur punimet për kapjen e autorëve të sulmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button