Publikohen provat që Rusia përdor bomba thërrmuese në Siri

Televizioni shtetëror rus, Russia Today (RT) ka publikuar gabimisht provat se nga avionët luftarakë rusë hidhen bomba thërrmuese gjatë ofensivave ajrore në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Kanali televiziv rus i lajmeve RT përgatiti një lajm në lidhje me vizitën e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu të kryer më 18 qershor në bazën ajrore Hmejmin në Siri. Në këtë lajm krahas inspektimeve që Shoygu kreu në bazën ushtarake u paraqitën edhe pamje nga përgatitjet e avionëve luftarakë rusë që marrin pjesë në ofensivat ajrore.

Në pamje konstatohet se avionët e Rusisë mbanin bomba thërrmuese RBK-500 ZAB 2.5SM. Pasi në median sociale u paraqitën pamjet e publikuara nga vetë televizioni shtetëror rus që provojnë përdorimin e bombave thërrmuese nga rusët në Siri, autoritetet e RT hoqën menjëherë këto pamje nga kanali zyrtar në YouTube. Televizioni rus pasi hoqi pjesën prej 5 sekondash ku vëreheshin bombat thërrmuese i publikoi përsëri pamjet.

Organizata e shoqërisë civile Conflict Intelligence Team (CIT) e cila kryen inspektimet për praninë ushtarake të Rusisë në Siri dhe Ukrainë përgatiti një analizë duke krahasuar pamjet e para dhe të dyta të televizionit RT. Ndërsa pas kësaj RT ka publikuar përsëri versionin e parë të lajmit.

Përfaqësuesi i RT, Anton Vorontsev, në një deklaratë për kanalin televiziv rus RBC ka konfirmuar se pamjet janë ripublikuar. Vorontsev duke pretenduar se në pamjet e para të publikuara paraqitej një pilot rus ku dhe me pretendimin e “shqetësimeve të sigurisë” kanë prerë pjesën, ai ka theksuar se më pas pasi është kuptuar se nuk përbënte ndonjë rrezik janë ripublikuar pamjet e para filmike.

Avionët rusë përdorin bomba me fosfor, vakum dhe thërrmuese në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në Halep dhe kryejnë sulme me objektiva shkollat, spitalet, qendrat e mbrojtjes civile dhe tregjet në qendër të qytetit.

Edhe më parë në shumë lajme është përmendur se Rusia përdor bomba thërrmuese në Siri, ku edhe Amnesty International në lidhje me këtë çështje në muajin dhjetor publikoi një raport. Ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes i mohon këto pretendime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button