Dita e pestë e debatit në Kuvend për impiçment të Ivanovit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot në mesditë është paralajmëruar vazhdimi i debatit për Propozimin për ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov, të parashtruar nga deputetët e opozitës. Në debat në kuadër të seancës së 105­të, e cila zgjat më shumë se pesë ditë, deputetët do të debatojnë për përgjegjësinë e Ivanovit për vendimin për abolim dhe për tërheqjen e mëvonshme. Në debatin e deritanishëm, deputetët nga VMRO­DPMNE­ja vlerësuan se iniciativa e opozitës është e pabazë, ndërsa ata nga LSDM­ja dhe BDI­ja mendojnë se presidenti duhet të bartë përgjegjësi për faljen dhe duhet të revokohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button