Përfaqësues nga Maqedonia në Samitin global për sipërmarrësi në SHBA

Në Samitin global për sipërmarrësi 2016 (GES) në Kaliforni do të marrin pjesë edhe dy përfaqësues nga Maqedonia, të cilët i bashkohen më shumë se 700 sipërmarrësve nga tërë bota, si dhe investitorëve, folësve dhe liderëve në botën e sipërmarrësisë, informon Ambasada e SHBA-­së në Maqedoni.

Përfaqësuesit e Maqedonisë në samtin që do të mbahet nga 22 deri më 24 qershor të vitit 2016 në Palo Alto, Kaliforni janë Bllagica Petreski dhe Zoran Nasteski. Në samitin, siç është paralajmëruar do t’u bashkëngjiten funksionarë të lartë nga Qeveria e SHBA-së duke e përfshirë presidentin Barak Obama, ministrin e Tregtisë Peni Pritcker, drejtoreshën e Administratës për biznese të vogla Maria Kontreras­Sui, drejtorin e USAID-­it Gejl Smith, ambasadorin special për çështje globale të femrave Ketrin Rasel si dhe nënsekretarin shtetëror për diplomaci publike dhe marrëdhënie me opinionin Riçard Stengell.

Ky është Samiti i shtatë me radhë në serinë e samiteve që paraprakisht u organizuan nga ana e Shteteve të bashkuara dhe qeverive të Turqisë, Emirateve të bashkuara arabe, Malajzisë, Marokut dhe Kenias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button