Lajm fantastik për futbollistët e Kombëtares

FSHF dhe qeveria i japin 3 milionë euro ekipit të Shqipërisë.
Përpos suksesit dhe elozheve të pafundme që morën nga tifozët shqiptarë dhe mediat botërore, lojtarët e Kombëtares shqiptare nga ky Europian do të dalin edhe me “xhepat” plot.

Pak orë pasi ia komunikoi përmes telefonit në dhomat e zhveshjes, kryeministri Rama ka firmosur vendimin e qeverisë që shpërblen me 1 milion euro ekipin kombëtar.

Vendimi i qeverisë për të shpërblyer ekipin kombëtar erdhi pas fitores së parë historike që Kombëtarja shqiptare e futbollit realizoi ndaj Rumanisë të dielën në Lion të Francës.

Goli historik i sulmuesit Armando Sadiku ndaj Rumanisë, i cili i dha edhe fitoren e parë Kombëtares shqiptare në një Europian, do të marrë një shpërblim të majmë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, përcjell “Albeu.com”.

Krahas shpërblimit të dhënë nga Qeveria shqiptare në vlerën e 1 milion eurove, Federata do të shpërblejë Kombëtaren me 2 milionë euro të tjera.

Vendimi për këtë sukses u është komunikuar edhe vetë futbollistëve. Falë fitores së Kombëtares ndaj Rumanisë, Federata Kombëtare e Futbollit do të përfitojë 1.5 milionë euro që UEFA i jep për çdo fitore në fazën e grupeve.

Ndërkaq, nëse Shqipëria do të arrijë të kalojë grupet, duke u shpallur si 1 nga 4 të 3-tat më të mira, Federata Shqiptare e Futbollit do të shpërblehet edhe me 10 milionë euro të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button