Golin e fitores, Armando Sadiku ia dedikon dikujt të veçantë

Armando Sadiku, autori i golit historik, të parit të Shqipërisë në Kampionatin  Evropian Euro 2016, tha se është e papërsëritshme  kjo që ndodhi.

Ai falënderoi trajnerin Giani De Biasi që i ka besuar ta vendosë të luajë, duke thënë se detyra e sulmuesit është të japë gola.

Por edhe pse autor i golit, ai shprehu modestinë e tij “Por falënderoj të gjithë ekipin për këtë fitore”, tha Sadiku.

Ai tha se kombëtarja realizoi objektivin që ishte së paku një fitore dhe se tash janë në pritje se çfarë do të ndodhë me ekipet e tjera, duke shpresuar për barazim të ekipeve të tjera.

“Golin ia dedikoj të gjithë tifozëve që na kanë mbështetur”, tha Armando Sadiku, autori i golit historik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button