EURO 2016, Shqipëria sonte përballet me Rumaninë

Në ditën e dhjetë të Kampionatit Evropian të Futbollit, sonte në xhiron e tret do të zhvillohen dy ndeshjet e Grupit A.

Shqipëria e cila i humbi dy ndeshjet e para do të përballet me Rumaninë e cila ka vetëm një pikë. Ndeshja do të zhvillohet në ora 21.00 në stadiumin e Lyonit ku drejtësinë do ta ndajë arbitri çek Pavel Kralovec.

Ndeshja e dytë në grupin A do të luhet në Lille në stadiumin Pierre Mauroy mes Francës e cila gjendet në vendin e parë me 6 pikë dhe Zvicrës e cila gjendet në vendin e dytë me 4 pikë. Edhe kjo ndeshje zhvillohet në të njejtin termin, pra në ora 21.00.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button