MSH: Gratë shtatzëna dhe të sëmurit kronik, sot të mos shkojnë në punë

Nga detyrimet e punës sot  lirohen gratë shatzëna dhe personat e sëmurë kronikë të moshës mbi 60 vjeçare, ndërsa punëdhënësit ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të aktiviteteve në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri në orën 17.

Këto janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) pas paralajmërimeve nga Drejoria për punë hidrometeorologjike se gjatë ditëve në vijim, nesër dhe pasnesër, territori i mbarë vendit do të përfshihet me temperatura nga faza portokalli.

MSH rekomandon edhe që të mos mbahen aktivitete sportive në të hapur në periudhën prej orës 11 deri në ora 17, ndërsa kopshtet të mos i nxjerrin fëmijët jashtë dhe të mos praktikojnë aktivitet fizik në këtë periudhë.

Për shkak të temperaturave të larta  dhe rritjes së mundësisë për paraqitje të helmimit me ushqim dhe sëmundjeve infektive të zorrëve, rekomandohet larja e detyrueshme e produkteve bujqësore-të kopshtit (fruta dhe perime të freskëta), para përdorimit të tyre, si dhe përgatitje termike  të ushqimit dhe konsumimin e tyre për një kohë shumë të shkurtër pas përgatitjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button