Operacion anti-terror në Belgjikë, arrestohen 12 persona

Policia belge në kuadër të luftës kundër terrorizmit ka organizuar një operacion anti-terror natën e së premtes dhe mëngjesin e së shtunës. Në këtë operacion janë bastisur 40 shtëpi dhe 152 garazhe. Në operacionin ku janë shoqëruar një numër i madh personash, 12 prej tyre janë arrestuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni është bërë i ditur me anë të një komunikate me shkrim nga Prokuroria Federale e Belgjikës. Prokuroria ka thënë se operacioni është zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit.

Në komunikatë thuhet se policia belge ka shoqëruar 40 persona ku pas marrjes në pyetje 12 prej tyre janë arrestuar si të dyshuar për planifikime të sulmeve terroriste.

Prokuroria Federale në komunikatën e saj tha gjithashtu se në këto operacione nuk është gjetur lëndë plasëse apo armë. Ndërkohë ajo ka theksuar se këto operacione nuk kanë të bëjnë me sulmet terroriste të 22 marsit në Bruksel.

Nga ana tjetër Prokuroria Federale njoftoi se ditën e djeshme është arrestuar një person i dyshuar se ka lidhje me sulmet e 22 marsit. Policia ka arrestuar 30 vjeçarin me nënshtetësi blege, Youssef E. A. Ai akuzohet për ndihmë ndaj sulmuesve të ngjarjeve të 22 marsit.

Në sulmet terroriste në Burksel më 22 mars 32 persona humbën jetën dhe 270 të tjerë mbetën të plagosur. Sulmin e mori përsipër organizata terroriste, DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button