Maroku shokoi Belgjikën, i afrohet raundit të dytë

Një supergol i Abdelhamid Sabirit dhe një tjetër i Zakaria Aboukhlalit kanë bërë që Maroku të shënoi fitore shumë të madhe në Kupën e Botës, raportoi Koha.net. Maroku të dielën fitoi 2:0 ndaj Belgjikës dhe kështu ka bërë hap të rëndësishëm drejt raundit të dytë.

Maroku tani i ka katër pikë në Grupin F. Belgjika mbetet me tri pikë. Në xhiron e tretë, Maroku luan me Kanadanë, ndërsa Belgjika luan ndaj Kroacisë.

Marokenët në ndeshjen e parë luajtën pa gola ndaj Kroacisë dhe të dielën konfirmuan se ai barazim nuk ishte i rastësishëm. Në fund të pjesës së parë Marokut iu anulua një gol për pozitë jashtë loje. Por në minutën e 73-të, Sabiri shënoi supergol për rezultatin 1:0.

Ai shënoi nga një goditje dënimi, thuajse nga korneri. Për 2:0 shënoi Aboukhlal në minutën e 92-të. Hakim Ziyech bëri asistimin e bukur për golin po ashtu të bukur. Belgët tani i pret punë e vështirë për të avancuar në fazën nokaut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button