Debati për impiçmentin e Ivanovit vazhdon të hënën

Ka përfunduar edhe dita e tretë e debatit për impiçmentin e presidentit Gjorge Ivanov, Vazhdimi, siç tha kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, është caktuar për të hënën.

Deputetët e shumicës qeveritare sërish vlerësuan se nisma e opozitës është e pabazë, ndërsa LSDM-ja dhe BDI-ja kanë mbetur në qëndrimin sipas të cilit, kryetari duhet të mbajë përgjegjësi për faljen dhe duhet të revokohet.

Debati rreth propozimit për ngritje të procedurës për vërtetim të përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë të hënën, ndërsa javën e kaluar Komisioni kuvendor e ka vlerësuar bazën e propozimit nga deputetët e LSDM-së dhe koalicionit, ndërsa i mbështetur nga deputetët e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button