LSM: T’i mbrojmë të punësuarit nga vala e të ngrohtit

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) përkujton se punëdhënësi, në pajtueshmëri të Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, është i obliguar të sigurojë kushte adekuate në punë të cilët nuk do ta rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve në kushte të valës së të ngrohtit. Nga LSM-ja rekomandojnë t’i kushtohet kujdes i veçantë vendeve të punës në hapësirë të hapur, gjegjësisht për punëtorët në ndërtimtari, bujqit, kopshtarët, punëtorët në komunikacion, punëtorët të cilët relaizojnë punë terreni, shitës të tregjeve të hapura, zjarrfikësit, policët, ushtarët…

Nevojitet kujdes, shtojnë, edhe për të gjithë vendet e punës të cilët nuk janë të klimatizuara dhe ku ka shpërthim të temperaturave të larta dhe rrezatimit të ngrohtë.

“Të gjithë punëtorët të cilët punojnë në kushte ekspozimi në temperatura të larta, i ekspozohen stresit të të ngrohtit, i cili definohet si reagim fizik dhe fiziologjik i të punësuarit në temperaturën në të cilën është ekspozuar në vendin e tij të punës. Punëdhënësi nuk mund të ndikojë në faktorët e jashtëm siç është rrezatimi solar, tempratura dhe lagështia e ajrit, por mundet që me zbatim adekuat të rregullave të mbrojtjes në punë, në masë të madhe ta evitojë ose zvogëlojë rrezikun nga stresi i të ngrohtit”, thonë nga LSM-ja.

Në kushte të valës së të ngrohtit, përkujtojnë, doktor specialist i mjekësisë së punës, krahas kontrolleve të rregullta parandalëuese mjekësore, mund të bëjë edhe kontrolle të jashtëzakonshme të grupeve të punëtorëve vulnerabile: punëtorë me moshë më të avancuar, punëtorë me peshë të rritur trupore, punëtoret shtatzëna, të sëmurët kronikë (sëmundje kardiovaskulare, metabolike, respiratore, të veshkëve, hepatale, gastrointestinale dhe CNS). LSM-ja punëdhënësve u rekomandon të bëjnë kontroll të masave kolektive tekniko-teknologjike (ventilim adekuat dhe sipas mundësisë klimatizim), kontroll të parametrave mikroklimatikë, të sigurojnë minimum një hapësirë të klimatizuar me funksion të “strehimores” (ku të punësuarit mund të freskohen një periudhë të caktuat gjatë punës), të bëjnë ndryshime në organizimin e procesit të punës (punë në turne, rotacion të të punësuarve dhe ngjashëm), të evitohet puna në të hapur gjatë periudhës më të ngrohtë të ditës (11-17) ose reduktim të saj.

Nga punëdhënësit kërkojnë edhe reduktim të punës së rëndë fizike, pauza më të shpejta gjatë punës, freskim të të punësuarve me sigurimin e hapësirave të klimatizuara dhe lëngje mjaftueshëm të ftohura për pije, ulje të intensitetit të punës dhe normat në prodhimtari, evitim të punës jashtë orarit, ndërprerje të punës sipas nevojës, nxitje të vetëparaqitjes së simptomeve tek të punësuarit, sigurim të mjeteve personale adekuate mbrojtëse.

Posaçërisht rekomandojnë kujdes me të punësuarit vulnerabilë dhe sistemimin e tyre (ata që nuk janë në kondicion të mirë fizik të zhvendosen në vende pune më të lehta), njoftim i të punësuarve me rrezikun në vendin e punës nga temperaturat e larta, efektet e mundshme të dëmshme për shëndetin, si dhe me masat për punë në mënyrë të sigurtë.

“Është e domosdoshme edhe njoftimi i të punësuarve me procesin e aklimatizimit ose adaptimit të organizimit në temperatura të larta e cila pjesërisht arrihet për 7 ditë, ndërsa tërësisht për 20 ditë (çka duhet të merret parasysh gjatë inkuadrimit të punëtorit të paklimatizuar në procesin e punës), paralajmërim i të punësuarve për rrezikun e rritur nga aksidentet gjatë punës (zjarre). Vëmendje e posaçme dhe mbikëqyrje gjatë punës me materie kimike për shkak të rrezikut nga intoksikimi”, thonë nga LSM-ja.

Të punësuarve u rekomandohet të kenë regjim të rregullt të të ushqyerit me minerale të mjaftueshme, vitaminave, më shumë fruta, perime, pa shumë yndyrë, vakte të lehtë para punës, vakte plotësuese gjatë punës, ndërsa vakte më të bollshme dhe energjikisht më të fuqishme pas përfundimit të punës. Rekomandohet edhe pierja e lëngjeve, 2 litra ujë minimum në ditë, ndërsa në kushte të vapës të mëdha rekomandohet marrje e 1 gote ujë në çdo 20 minuta, që të mos përdoren pije me alkool dhe kofeinë (për shkak të rrezikut nga dehidrimi), ndërsa gjatë djersitjes së përforcuar dhe aktivitetit intensiv fizik të pihet ujë mineral dhe elektrolite për shkak të humbjes së mundshme jo vetëm të lëngjeve, por edhe të elektroliteve.

Nga të punësuarit kërkohet të merren ilaçe vetëm në konsultim me mjekun e tyre, të kenë regjim adekuat të pushimit me pauza të shkurtëra gjatë punës, gjumë të mjaftueshëm në shtëpi, zvogëlim të intensitetit të aktiviteteve fizike, të bëjnë dush dhe freskim. Në punë në hapësirë të hapur, në kushte të ekspozimit në rrezet e diellit të përdoren kremëra për diell me faktor mbrojtës (30 dhe më shumë), përdorim i mjeteve të mbrojtjes personale, veshje pune nga përlhura të buta dhe të holla (nga fibra natyrore, ngjyrë të ndritshme, pambuk), ndërsa gjatë punës në hapësirë të hapur – syze dhe kapela të mëdha për mbrojtje të kokës. Largim i veshjes e cila e zvogëlon djersitjen dhe ndërrimin e rrobave gjatë djersitjes së jashtëzakonshme.

Për ndihmë të parë në vendin e punës, thonë nga LSM-ja, nevojitet njohje e simptomeve për plogështi nga ngrohja ose goditje nga i ngrohti (plogështi, dobësi, lodhje, shqetësim, alivanosje, zbehtësi, dhimbje të kokës, vjellje, konfuzion, kolaps, shok), vetëparaqitje e simptomeve, kujdes për kolegët (zgjuarësi për paraqitje të simptomeve), ata të cilët kanë simptoma nuk guxon t’u lejohet në shtëpi derisa nuk stabilizohen (numri më i madh i rasteve të vdekshmërisë nga vala e të ngrohtit ndodhin në rrugë për në shtëpi).

“Punëtori i cili ka vështirësi shëndetësore për shkak të ekspozimit në temperatura të larta, menjëherë duhet të shkojë në ‘strehimore’ – hapësirë të klimatizuar ose freskuar ose në qoftë se nuk ka mundësi tjetër – nën hije. Nevojitet që punëtori të freskohet me heqjen e rrobave tepricë, spërkatje e lehtë me ujë në temperaturë dhome), freskim (nëse ka) me ventilues, vendosje të fashave të lagështa në kokë (në ballë, rreth qafës). Në qoftë se punëtori është i vetëdijshëm, duhet të lihet në pozitë të shtrirë në shpinë, me ngritje të këmbëve më lartë dhe duhet t’u jepet të pijë sa më shumë lëngje. Në qoftë se nuk është i vetëdijshëm, punëtori kthehet në pozitë anash dhe menjëherë kërkohet ndihmë urgjente mjekësore me thirrje në numrin 194, e cila do të sigurojë ndihmë profesionale mjekësore dhe sipas nevojës transport në institucionin adekuat mjekësor”, njoftojnë nga LSM-ja dhe theksojnë se të gjithë informatat e domosdoshme për mbrojtje nga valët e të ngrohtit mund të merren në S.O.S numrin falas 02/ 32 21 902, çdo ditë pune nga ora 10 deri në orën 18.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button