MSH: Gratë shtatzëna dhe të sëmurit kronikë sot dhe nesër të mos shkojnë në punë

Nga detyrimet e punës, sot dhe nesër të lirohen gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronikë të moshës mbi 60 vjeçare, ndërsa punëdhënësit ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të aktiviteteve në qiell të hapur në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.

Këto janë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) pas paralajmërimeve nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike se gjatë ditëve në vijim, nesër dhe pasnesër, territori i mbarë vendit do të përfshihet me temperatura nga faza portokalli.

MSH rekomandon edhe që të mos mbahen aktivitete sportive të hapur në periudhën prej orës 11:00 deri ora 17:00, ndërsa kopshtet të mos i nxjerrin fëmijët jashtë dhe të mos praktikojnë aktivitete fizike në këtë periudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button