Rasti “Transportuesi”, 30 ditë paraburgim shtëpiak për kryetarin e Komunës së Manastirit

Ankesa e Prokurorisë Speciale nga 14 qershori i këtij viti dhe ankesa e të dyshuarit, kryetarit të Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili është përfshirë në lëndën e PSP në opinion e njohur si “Transportuesi” kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake në këtë gjykatë, refuzohen si të pabaza, informoi Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.

“Vendimi i gjykatësit në procedurën paraprake në 13 qershor të këtij viti me rastin e propozimit të PSP për caktim të masës së paraburgimi të personit Vlladimir Taleski ndërrohet dhe përcaktohet masë paraburgimi shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditëve llogaritur nga gjetja e tij dhe privimi nga liria. Mbikëqyrjen mbi paraburgimin shtëpiak, theksohet në kumtesë urdhërohet që ta kryejë SPB Manastir, me ç’rast nëpunës të autorizuar nga stacioni rajonal policor në intervale të caktuara kohore, pa paralajmërim në afat prej 24 orëve, do ta verifikojnë praninë e të dyshuarit në shtëpinë e tij.

Përndryshe në këtë rast bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir taleski, me dije të ministrit të Financave, Zoran Stavreski. Ata kanë bërë disa marrëveshje për transportimin e nxënësve në mënyrë të paligjshme që njëkohësisht shtetit i kanë bërë dëm rreth 360.000 euro.

Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button