Gjenden të vdekur 34 emigrantë në shkretëtirë

Autoritetet në Niger njoftojnë se kanë gjetur trupat e pajetë të 34 emigrantëve, duke përfshirë 20 fëmijë në shkretëtirën e Saharasë në afërsi të kufirit me Algjerinë. Në deklaratën e qeverisë së Nigerit thuhet se trupat janë gjetur pranë qytezës së vogël në shkretëtirë Assamakka dhe besohet se kanë vdekur nga etja pasi janë braktisur nga trafikantët.

Ministri i Brendshëm i Nigerit, Bazoum Muhamed tha se nga trupat e gjetura nëntë janë gra, pesë burra dhe të tjerët fëmijë, dhe supozohet se kanë vdekur në periudhën nga 6 deri më 12 qershor.

Më tej theksohet se deri më tani kanë identifikuar vetëm dy shtetas nigerian.

Nigeri ndodhet në rrugën e refugjatëve në mes të Afrikës sub-Sahariane dhe Evropës. Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), thotë se rreth 120 mijë persona kanë kaluar rajonin e thatë Nigerien Agadez vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button