Kerry: nuk do të rrimë ulur derisa Asadi vazhdon të sulmojë Halepin me mbështetjen e Rusisë

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, duke vënë në dukje se regjimi duhet ti përmbahet marrëveshjes për përfundimin e konflikteve në Siri, ka deklaruar se SHBA-ja nuk do të përdoret si një instrument për vënien në zbatim të marrëveshjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Kerry në një konferencë për shtyp pas takimit në Oslo me ministren e Jashtme norvegjeze, Erna Solberg, ka folur për çështjen e Sirisë. Ai ka vënë në dukje rëndësinë për ndalimin e konflikteve në Siri dhe ka rikujtuar se marrëveshja “nuk është një thirrje për armëpushim selektiv, por një dakordësim që duhet të zbatohet në të gjithë vendin.”

Duke theksuar se marrëveshja në fjalë krahas opozitarëve është e vlefshme edhe për regjimin e Asadit Kerry ka theksuar:

“Ashtu siç e kam theksuar edhe më parë, që në ditën e parë të marrëveshjes ka patur probleme në zbatimin e saj qoftë edhe për një ditë nga regjimi kryesisht në Halep dhe në Latakja. Ne e kemi shprehur qartë se nuk do të qëndrojmë ulur këtu në këtë mënyrë teksa Asadi vazhdon të sulmojë Halepin me mbështetjen e Rusisë dhe nëse nuk do të përcaktohen më mirë çështjet se si do të vazhdohet, zbatohet, dhe kë do të përfshijë kjo marrëveshje. Ne mendojmë se mund të ushtrojmë presion tek të dyja palët. Besojmë gjithashtu se rruga e vetme për fillimin e një tranzicioni legjitim në Siri është ulja në tryezën në Gjenevë.”

“SHBA-ja nuk do të përdoret si një instrument që vetëm të qëndrojë ulur e të japë leje për vënien në zbatim të marrëveshjes, teksa nga ana tjetër një nga palët kryesore të marrëveshjes përpiqet të përfitojë avantazh nga kjo duke dëmtuar të gjithë procesin. Nuk do ta lejojmë që kjo të vazhdojë. Për këtë arsye Rusia dhe të tjerët në Siri duhet të vendosin nëse do t’i marrin në konsideratë apo jo ato që ndodhin në Siri dhe nëse do të jenë seriozë për zbatimin e vendimeve të Këshillit të Sigurisë së OKB-së”, u shpreh ndër të tjera Kerry.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button