Sulmuesit e policëve në Tetovë sot iu dorëzuan vet policisë

Babai dhe djali që dyshohen për sulmin ndaj katër policëve të enjten e kaluar në Tetovë sot rreth orës 12 e 45 min në prezencën e avokatit të tyre vet janë paraqitur në stacionin policor në Tetovë, transmeton TetovaSot.

A.I.(69) dyshohet për vrasje në tentim, ndërsa djali i tij I.I.(40) për sulm ndaj personit zyrtar.

Dyve, gjykatësi me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë, të premten e kaluar në mungesë ia përcaktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve.

“I.I(40) në orën 13 e 30 min është dërguar në burgun në Tetovë, ndërsa A.I.(69) do të dërgohet në burgun e Idrizovës në Shkup”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë./

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button