Besart Ibraimi: Shqipëria me pak fat mundë ta fitojë Francën

Sot në Francë fillon rundi i ndeshjeve të dyta në grupe, ndërsa përsëri është Grupi A dhe B do të fillojnë ndeshjet e para, ndërsa padyshim se ndeshje më e rëndësishme në kalendarin e sotëm është përballja e nikoqirëve Francës dhe kombëtares shqiptare.

Pikërisht për këtë ndeshje, PORTALB ka realizuar një intervistë me futbollistin dhe golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar në Maqedoni, futbollisti i KF Shkëndija nga Tetova, Besart Ibraimin, i cili mes tjerash ka thënë se futbolli është i paparashikueshëm dhe se Shqipëria me pak fat mundë edhe ta fitojë Francën.

PORTALB: Si e vlerësoni kampionatin evropian, kur tani më të gjitha reprezentacionet kanë luajtur ndeshjet e para. Cili reprezentacion ju ka lënë përshtypje pozitive deri më tani?

Besart Ibraimi: Kampionati Evropian si eveniment i rëndësishëm bart në vete atë interesin dhe emocionet që dhuron ky sport magjik. Ne mundohemi ta ndjekim aq sa kemi mundësi, pasi jemi në përgatitje në Slloveni dhe kemi angazhime me skuadrën. Shikoj futboll interesant, por në këtë fazë të parë sikur askush nuk dëshiron të bëj hap të gabuar dhe këtu e shikoj problemin e mungesës së golave. Të gjithë luajnë më të kujdesshëm në mbrojtje, pasi fillimi i suksesshëm është shumë i rëndësishëm. Nga ajo që kam parë deri tani, Kroacia më ka lënë më shumë përshtypje dhe nëse vazhdojnë me këtë rritëm, besoj se do të jenë një ndër përfaqësueset më të mira në këtë Evropian.

Besart Ibraimi
Besart Ibraimi

PORTALB: Na flisni për ndeshjen më të rëndësishme të ditës së mërkurë, do të luan kombëtarja e Shqipërisë ndaj nikoqires Francës. A mendoni se ka shanse të rikthehet Shqipëria pas humbjes së parë nga Zvicra?

Besart Ibraimi: Po, padyshim se po. Futbolli gjithmonë është i paparashikueshëm dhe din të sjell surpriza. Kundër Zvicrës mendoj se Shqipëria pagoi çmimin e mungesës së përvojës nga evenimente të këtilla dhe kuptohet edhe fatit sportiv nëse kujtojmë shanset e humbura. Mendoj se me pak fat Shqipëria mund edhe të fitojë.

PORTALB: Kush mendoni se do arrijë në finalen e madhe dhe për cilin reprezentacion bëni tifo jo, pas Shqipërisë cila kombëtare është si alternativë e dytë?

Besart Ibraimi: Duke u bazuar nga ajo që kemi parë deri tani, mendoj se favoritë janë Anglia, Kroacia, Franca dhe Gjermania. Alternativë e dytë për mua është Anglia dhe unë bëj tifo për ta.

PORTALB: Prognoza juaj për ndeshjet e ditës së mërkurë?

Besart Ibraimi: Mendimi im është se Rusia dhe Zvicra do të fitojnë. Ndërkohë Shqipërisë me pak fat i dëshirojmë të jetë surpriza e radhës. /Portalb.mk/

15:00                     Rusi – Sllovaki

18:00                     Romani – Zvicër

21:00                     Francë  – Shqipëri

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button