Maqedoni, promovohet fushata “Ndal indiferencës, ta mbrojmë humanitetin”

Kryqi i Kuq i Maqedonisë sot e promovoi fushatën “Ndal indiferencës ta mbrojmë humanitetin”, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas koordinatorit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, Vlladimir Vukeliq, aktivistët e Kryqit të Kuq të Maqedonisë gjatë kohës së krizës së migrantëve, në periudhën prej një viti e gjysëm vepruan në katër aspekte me qëllim t’iu ndihmohet migrantëve të cilët kalojnë nëpër Maqedoni.

Përveç ndihmës humanitare me ushqim janë donuar edhe veshje dhe materiale higjienike, është ofruar ndihmë, është kryer transport deri tek shtëpitë e shëndetit, ndërsa gjithashtu janë vendosur edhe lidhje mes familjeve të cilat janë ndarë gjatë rrugës së gjatë të migrantëve.
“Janë ndihmuar edhe 565 familje të cilat në rrugën e gjatë edhe nga arsye të ndryshme janë ndarë. Ky është numri zyrtar dhe ka të bëjë në periudhën mbyllur deri më 7 mars të këtij viti, kur u vendos ndalesa për hyrje të migrantëve në vendet evropiane. Kryqi i Kuq ka një sistem me të cilin koordinohen organizatat tjera nga vendet evropiane dhe fqinjësia dhe deri më tani janë zgjidhur 90 përqind e rasteve”, tha Vukeliq.

Ai theksoi se për momentin në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli ka 103 migrantë ndërsa në Tabanoc 120, duke shtuar se sipas MPB-së deri më tani Maqedoninë e kanë kaluar mbi 430 mijë refugjatë.
Edhe pse në lindjen e largët, migrantët nuk janë, megjithatë, fushata e Kryqit të Kuq “Ndal indiferencës, ta mbrojmë humanitetin” ka për qëllim ti përgatitë institucionet dhe individët të veprojnë në mënyrë humane me këta njerëz, por edhe ti promovojnë aspektet e veprimit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, shtoi Vukeliq.

“Fushata ka për qëllim ti përgatitë institucionet dhe individët që të veprojnë në mënyrë humane me këta persona, por edhe ti promovojë aspektet e veprimit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë. Pjesa më e madhe e migrantëve janë refugjatë të cilët nga dhuna i braktisin shtëpitë e tyre dhe kanë nevojë për ndihmë humanitare. Dëshirojmë ti prezantojmë para opinionit aktivitetet të cilat i ndërmorri Kryqi i Kuq në terren për çka janë angazhuar 216 aktivistë, mjekë, përkthyes, shoferë”, tha Vukeliq.

Kryqi i Kuq i Maqedonisë deri më tani ka mbajtur 90 trajnime të tilla në vend me të cilat janë përfshirë 2.700 persona. Trajnimi në Dellçevë është i fundit në kuadër të kësaj fushate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button