Muharem Bajrami: Shqipëria nuk e ka lehtë, pres finale Gjermani – Itali

Për duelet e Euro2016, të kampionatit evropian në futboll që po zhvillohet në Francë ka folur mesfushori i FC Shkupi, Muharem Bajrami, i cili ka veçuar Kroacinë dhe Gjermaninë si reprezentacionet që kanë treguar deri më tani lojë më të mirë.

“Sigurisht që po e ndjekim me vëmendje kampionatin, po luhen loja të mira edhe gjithmonë ndeshjet e para janë shumë të vështira. Mendoj se për momentin lojë shumë kualitative ka treguar Kroacia, e cila dëshmoi se jo rastësisht do të jetë një ndër favoritët e këtij edicioni, ndërsa nuk duhet harruar këtu në asnjë moment lojën e bukur që tregoi edhe reprezentacioni gjerman, që është një superfuqi në futbollin botëror”, ka thënë Bajrami.

Muharem Bajrami ka folur edhe për kombëtaren shqiptare, për të cilën thotë se nuk meritoi të humbë. “Shqiperia nuk meritoi ta humb ndeshjen, se paku duhej të kishte marrë një pike, por kështu e ka futbolli. Shqipëria dëshmoi se ka reprezentacion të mirë edhe pse luajti me një lojtar më pak. Në ndeshjen me Francën do të jetë shumë ndeshje e vështirë për Shqipërinë, pasi që Franca është një ndër favoritët në këtë kampionat, duke mos harruar edhe faktin se janë nikoqir të turneut”, ka shtuar më tej mesfushori Bajrami, i cili ka thënë se në finale mendon se do të jenë Gjermania dhe Italia.

Sa i përket ndeshjeve që luhen sot, Bajrami ka favorizuar Austrinë në duelin ndaj Hungarisë, ndërsa për ndeshjen Portugali – Islandë, mendimi i tij është se do të përfundojë me shifra të barabarta./Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button