Zvicër: Arrestohet shqiptari për vrasjen e bashkatdhetarit

Policia zvicerane ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së një shtetasi nga Kosova, ngjarje e ndodhur më 12 maj në St. Gallen.

Haki.S, 42-vjeç mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa për krimin është arrestuar autori i dyshuar, një 59 vjeçar nga Kosova, emri i të cilit bëhet i ditur nga mediat zvicerane.

Arrestimi i tij ka ardhur pas intervistimeve të disa dëshmitarëve dhe bastisjes së shtëpisë së tij. Vrasësi i dyshuar do të qëndrojë të paktën tre muaj në paraburgim.

Viktima mbeti i vrarë me një plumb. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, 42 vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button