Nënë Terezës i ngrihet shtatore në Gjermani

Një shtatore e re kushtuar humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nëna Tereza, do të zbulohet më 18 qershor në Pfaffenhofen, Gjermani, gjatë një manifestimi kulturor nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Sali Çekaj” dhe Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani.

Pas zbulimit të shtatores së Nënë Terezës në orën 17:30, do të vazhdohet me koncertin “Nata Shqiptare” në qendër të qytetit, në Bavari, nga Munihu në drejtim të Nyrenbergut, ku këngëtarja e shquar shqiptare Eda Zari do të këndojë këngë nga repertori i saj, transmeton atsh.

Po ashtu, në këtë mbrëmje do të ketë edhe ushqime tradicionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button