Ministri i Drejtësisë Xhaferi takohet me prokurorët dhe gjykatësit e rinj shqiptar

Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferi sot priti në takim kandidatët shqiptarë të pranuar në gjeneratën e gjashtë të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë.

Ministri ka uruar kandidatët duke u dëshiruar suksese në ushtrimin e profesioneve të tyre të ardhshme si gjykatës respektivisht si prokurorë.

Gjatë këtij takimi, ministri njoftoi se puna që është bërë nga të gjithë faktorët në procesin e pranimit rezultoi me fryte pozitive duke u nisur që nga komisioni për pranimin e kandidatëve, anëtarët shqiptarë në komision, por edhe vet kandidatët të cilët kanë treguar rezultate të shkëlqyeshme gjatë gjithë cikleve të provimeve pranuese.

“Ky rezultat dhe kjo e arritur është e arritur historike duke e pasur parasysh faktin se është krijuar një praktikë pozitive që në çdo konkurs të ri në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë të kihet parasysh edhe kuota e veçantë për kandidatët shqiptar”, ka potencuar ministri Xhaferi.

Në vazhdim të takimit edhe kandidatët e pranuar përcollën përvojat e tyre dhe mirënjohjet deri te ministri i drejtësisë dhe anëtarët shqiptarë të Komisionit për pranim të kandidatëve në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button