Guardiola lavdëron Messin

Pep Guardiola ishte i ftuar në Konferencën Ndërkombëtare të sporteve në Dubai. Trajneri i famshëm spanjoll është pyetur për periudhën e tij si trajner te Barcelona dhe këtë aktuale te Bayern Munchen. Guardiola mohoi se periudha e suksesshme te Barcelona ishte meritë e tij.

“Ajo kohë nuk duhet të quhet epoka Guardiola, ajo është epoka e Lionel Messit. Unë krijova një skuadër me lojtarë të rinjë, ku Messin e kishte gjithçka. Secili sukses lidhet me formën e tij” ka thënë Guardiola.

Lëvdata për Guardiolën pati edhe i ftuari tjetër në këtë konferencë, trajneri i njohur, Fabio Capello.
“Guardiola vazhdon të jetë kultivuesi më i njohur i futbollit të bukur dhe zbulimit të talentëve të rinjë. Mendoj se Guardiola e ka bërë më të bukur futbollin modern dhe është një shkollë në vete” ka thënë Capello.

Lajme të ngjashme

Back to top button