Ermali i pakënaqur me vajzat që zëvendësuan Gjebrean

Si gjithnjë me humor, Ermal Mamaqi i ka bërë thirrje Ardit Gjebresë që të shërohet dhe të kthehet sa më shpejt në drejtimin e ‘E Diela shqiptare’ duke u shprehur i pakënaqur me vajzat që kanë zëvendësuar shoumenin që dy javë më parë pati një problem shëndetësor në transmetim dhe e ndërpreu atë para kohe.

“Ardiiiiiit shërohu dhe kthehu sa me shpejt te “E Dielaaaaaa”. Jam sh i lumtur me kur shoh Çiljeten,Olten dhe Suaden…Por telefonit,nese i heq fishen,nuk degjohet”, shkruan Ermal Mamaqi në faqen e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe një foto të Arditit.

“Dha ato bene fituese nje grua qe kur e hapi telefonin tha “Alo” dhe jo Telebingo. Ca shoket e mi u merziten shume. Nga inati lane Telebingon dhe filluan prap bixhozin ne rulete”, vazhdon ironinë e tij Ermali.

Lajme të ngjashme

Back to top button