Duka mbledhje me skuadrën, ja çfarë i këshillon futbollistët

Menjëherë pas humbjes 1-0 ndaj Zvicrës, kreu i FSHF-së, Armand Duka ka motivuar skuadrën dhe lojtarët kuqezi të cilët do të përballen të mërkurën kundër Francës.

Armand Duka, ka larguar presionin ndaj lojtarëve para ndeshjes me Francën, duke iu thënë se duhet ta shijojnë çdo minutë në “Euro 2016”.

“Ky është Grupi më i mirë gjatë gjithë këtyre viteve sa kam qenë president i FSHF-së. Luani dhe shijoni çdo çast të këtyre ditëve në Euro 2016 për t’i mbajtur mend shumë gjatë. Luani pa presion, tifozët janë krenarë për atë që keni arritur, shijoni Evropianin, jepni gjithçka në fushë”, ka qenë mesazhi i Dukës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button