Berisha nxjerr në shesh aferën 8 milionë euro të TVSH-së për ndeshjet e Europianit

Ish kryeministri Berisha i cili nuk ndalet me denoncimet në rrjetin social Facebook, është marrrë me faktin që TVSH nuk po e transmeton Kampionatin Europian të futbollit. Sipas tij, ky është një dënim që Rama po u bën shqiptarëve, si dhe një aferë 8 milionë euro, pas së cilës qëndron kryeministri dhe drejtori i këtij institucioni, Thoma Gëllçi.

“Edvin Kristaq Rama me Gellcin e tij te zi denon me gjobe çdo sportdashes shqiptar per te paguar per çdo ndeshje te kampionatit Europian!

Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama me Gellcin e tij te zi, denuan çdo sportdashes shqiptar me nje gjobe turpi per çdo ndeshje, pasi RTSH jua dha te tjereve te drejten e transmetimit te ndeshjeve ne kundershtim flagrant me ligjin qe e detyronte ate te transmetonte falas ndeshjet e Kampionatit Europian te futbollit per qytetaret qe financojne me taksat e tyre televizionin publik shqiptar.

Nje afere e piste prej 8 milione euro qendron ne baze te kesaj gjobe kriminale te qytetareve nga Rama dhe Gellçi i tij i zi. I bej therrje grupit parlamentar te nise menjehere procedurat e shkarkimit te banditit qe Olsi Rama solli nga jashte per ti dorezuar RTSH-ne.

I bej thirrje Prokurorise se shtetit te nise menjehere hetimet per Gellçin e zi, Olsi dhe Edi Ramen qe qendrojne mbrapa tij, per aferen korruptive qe denon me gjobe çdo qytetar shqiptar!”, përfundon ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button