E pa fat Shqipëria, mposhtet nga Zvicra (FOTO)

Ka përfunduar ndeshja në Lens mes Shqipërisë dhe Zvicrës, ku kombëtarja jonë u mund me një gol të shënuar nga Schar që në minutat e para të takimit.

Një fillim jo i mirë Shqipërisë, dhe Zvicra kaloi në epërsisë që në minutat e para me një gol të shënuar nga mbrojtësi Fabian Schaar.

Ndeshja për kombëtaren tonë u vëshirësua akoma më shumë kur Lorik Cana u përjashtua me karton të kuq në minutën e 37’.

c1

Shqipëria me dy raste majft të shkëlqyera me anë të Sadikut në pjesën e parë dhe Shkëlzen Gashit në minutat e fundit të ndeshjes të cilët patën rast të ishin vetëm me portierin  zviceran, nuk arritën të ndryshojnë rezultatin.

Përkundër angazhimit të madh dhe tentimeve të lojtarëve tjerë për të barazuar, kombëtarja nuk arriti të marrë as edhe një pikë nga kjo sfidë e vështirë.



Euro 2016, Shqipëri-Zvicër 0-1, Cana ndëshkohet me karton të kuq

Ndeshjen e radhës Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon kundër nikoqirit, Francës./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button