PD pa një përgjigje për ftesën e Metës

Partia Demokratike ende nuk ka marrë një vendim për të pranuar apo jo ftesën e Ilir Metës. Nuk bëhet e ditur nëse është për shkak të fundjavës apo të seriozitetit me të cilën po e shqyrton Lulzim Basha, që po heziton të jap një përgjigje zyrtare për ish-aleatin e vjetër të demokratëve.

Por ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka përsëritur ftesën e saj përmes Luan Ramës. Në një takim partiak, ai nuk hezitoi që ta vlerësojë Ilir Metën si, aktorin kyç për të arritur një marrëveshje që do të bënte të mundur miratimin konsensual të reformës në drejtësi.

 “LSI është e vendosur të kontribuojë maksimalisht për të garantuar konsensusin e nevojshëm që të çojë në një votim unanim të reformës në Kuvend dhe për të dëshmuar para opinionit publik vendas e ndërkombëtar se ne dimë të bëjmë zgjidhjet e duhura në interes të Shqipërisë. Por reformat e mëdha kanë nevojë për lider të mëdhenj, për njerëz vizionarë, të aksionit, fjalës së mbajtur dhe të respektit ndaj qytetarëve”

Nuk dihet nëse optimizmi i Luan Ramës bazohet tek besimi që ai ka tek aftësia negociatore e kryetarit të tij Meta, apo kanë marrë ndonjë sinjal nga demokratet.

Ajo që dihet është se këta të fundit pas dështimit të takimit mes Ramës e Bashës, në fillim të kësaj jave, janë shprehur të vendosur për të mos hequr dorë nga vendet e rezervuara për institucionet e reja kushtetuese, që parashikohen të ngrihen pas miratimit të reformës në drejtësi. Kjo është e vetmja pikë që mban palët të ndarë për draftin e ndryshime kushtetues.

Edhe kryeministri me të njëjtën vendosmëri ka ripërsëritur se e vetmja ofertë që kane për t’i ofruar opozitës janë votimi me 2 të 3 për anëtarët e këtyre institucioneve, ndërsa lajmëroi pas takimit me Bashën se drafti do t’i çohet Parlamentit për miratim me apo pa opozitën. Mosarritja e një marrëveshje pas takimit solli dhe deklaratën e fortë të Ambasadës Amerikane, e cila foli qartë duke ia veshur përgjegjësinë për dështimin Partisë Demokratike, e cila nuk u tregua sipas saj fleksibël për arritjen e konsensusit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button