Vritet këngëtarja Christina Grimmie teksa firmoste autografë

Këngëtarja amerikane Christina Grimmie është qëlluar për vdekje në Florida teksa ishte duke nënshkruar autografë për fansat e saj

22-vjeçarja e cila kishte konkurruar në spektaklin “The Voice”, u qëllua nga një person emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia pas një koncerti në Orlando.

Të shtënat rezultuan fatale për Christinën e cila ndërroi jetë në spital, konfirmoi zëdhënësja e Departamentit të Policisë në Orlando.

Ndërsa vrasësi që hapi zjarr ndaj këngëtares pas një përleshje më vëllain e Grimmie, që u përpoq ta neutraliozonte, qëlloi edhe mbi vetën, duke u vetëvrarë.

Policia nuk ka sqaruar ende arsyet që shtynë vrasësin drejt këtij akti, teksa ka konfirmuar se ai në momentin e krimit mbante dy arme. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur se si vrasësi kishte mundur të hynte me armë në hapësirën ku u zhvillua koncerti.

Lajmi për vdekjen e këngëtares u përhap menjëherë edhe në rrjetet sociale ku kanë qenë të shumtë fansat që shprehnin pikëllimin dhe tronditjen e tyre për këtë ngjarje të rëndë.

22-vjeçarja Christina Grimmie u bë e njohur në fushën e muzikës kur ishte vetëm adoleshente, ndërsa në vitin 2011 ajo publikoi në YouTube albumin “Find me”.

Këngëtarja ishte vërtet premtuese në industrinë e muzikës teksa këtë vit kishte publikuar edhe një singëll të ri të titulluar “Side A”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button