Zekirija Ramadani dhe Berat Sadiku: Shqipëria mundë të kalojë fazën e grupeve

Sapo ka filluar kampionati evropian Francë 2016, ku kësaj here protagoniste e drejtpërdrejtë është edhe kombëtarja shqiptare, ndërsa miliona shqiptarë anembanë botës do të jenë të bashkuar, pasi që nuk do të bëjnë tifo për kombëtare te huaja, por për Shqipërinë.
Hapja solemne dhe ndeshja e parë është luajtur pikërisht në mes dy ekipeve kombëtare ku bënë pjesë edhe Shqipëria në Grupin A, ajo në mes Francës nikoqire dhe Rumanisë.
Por Shqipëria ndeshjen e saj të parë do ta luajë nesër në orën 15:00 në stadiumin “Bollaert-Delelis” të Lens.
Portali Portalb.mk ka marrë prononcime për ndeshjen Shqipëri – Zvicër dhe për atë se kush janë favoritët e evropianit nga trajneri i njohur shkupjan, Zekirija Ramadani si dhe futbollisti Berat Sadiku, i cili për momentin po luan me Krylia Sovietov në Premier Ligën e Rusisë.

Zekirija Ramadani
Zekirija Ramadani

Zekirija Ramadani (Trajner)
Trajneri Zekirija Ramadani, i cili sapo ka përfunduar një aventur në kampionatin e Shqipërisë me Flamurtarin, mendon se Shqipëria duke përmirësuar lojë, duke treguar forcën kolektive.
“Pas asaj që pamë në ndeshjet e fundit kontrolluese, kombëtarja shqiptare ka humbur sharmin e ndeshjeve që kishte në grupe gjatë kualifikimit. Nëse nuk e kthejnë lojën kolektive që kishin gjatë kualifikimeve, do ta ketë shumë vështirë ta kaloj grupin”, ka thënë Ramadani i cili për duelin e nesërm mendon se nëse fiton Shqipëria ndaj Zvicrës, do të bën një hap të mirë drejt kualifikimit tutje.
“Befasaa e kampionatit pritet të jetë Islanda, pasi kjo kombëtare dëshmoi se do të jetë debutuesi më i vështire në kampionat. Unë mendoj se Gjermania dhe Portugalia do të arrijnë deri në finale”, ka përfunduar deklaratën e tij për Portalb, trajneri Zekirija Ramadani.
Ja se si mendon që do përfundojnë ndeshjet e nesërme trajneri Ramadani:
Shqipëri – Zvicër 1:1
Uells – Sllovaki 1:2
Angli – Rusi 2:0

Berat Sadiku
Berat Sadiku
Berat Sadiku (Futbollist)
Një nga futbollistët shqiptarë që është edhe reprezentues i kombëtares së Finlandës, ndërsa momentalisht po luan në kampionatin më të fortë të Rusisë, Berat Sadiku, beson shumë në kombëtaren shqiptare dhe se mendon që së bashku me Francën do kalojnë fazën e grupeve.
“Besoj që mundemi të bëjmë edhe një tjetër befasi pas kualifikimit. Mendoj se kësaj radhe do të bëjmë një befasi të madhe kundër Zvicrës. Nese arrijmë që të kalojmë me fitore ndaj Zvicrës, atëherë do të them se së bashku me Francën do të kalojmë edhe fazën e grupeve.

Për atë se kush do të jetë favorite e kampionatit, futbollisti shkupjan Sadiku ka thënë: “Unë kisha thënë që Gjermania dhe Anglia do të arrijnë deri në finale. Gjermania pritet çdo herë të jetë në finale, por tani do të them se edhe Anglia mundë të arrijë atë, duke e parë se ka një sulm shumë të fort. Befasi për mendimin tim mendoj se do të jetë Polonia. /Portalb.mk/
Ja se si mendon që do përfundojnë ndeshjet e nesërme sulmuesi Sadiku:

Shqipëri – Zvicër 2:1
Uells – Sllovaki 1:1
Angli – Rusi 3:1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button