Kamçevska-Milevska nuk ndjen përgjegjësi për vjedhjet në Muze

Të përfundojë hetimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për vjedhje të artefakteve nga Muzeu i Maqedonisë dhe pastaj do të vendoset për përgjegjësitë dhe dënimet. 

Kështu ka deklaruar ministrja e kulturës Elizabeta Kançevska Milevska në lidhje me zhdukjen e mbi 160 eksponateve të vlefshme nga Muzeu i Maqedonisë.

Ajo tha se Ministria e Kulturës bashkëpunon me hetimin që e zbaton MPB-ja, ndërsa paralelisht bën edhe inspektim në të gjitha muzetë e tjera.

Sipas saj drejtorët dhe të punësuarit kanë përgjegjësi të madhe për rruajtjen, evidentimin dhe bartjen e trashëgimisë kulturore dhe duhet ti zbatojnë procedurat ligjore për veprim të duhur, duke hequr përgjegjësinë nga dikasteri ku ajo udhëheqë.

“Ministria e kulturës dhe punonjësit e sajë nuk janë përgjegjës për diçka që është nën përgjegjësi të vet institucionit”, tha ministrja e kulturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button