Zeman: Maqedonia ballafaqohet me krizën migruese më mirë se sa disa shtete anëtare të BE-së

Republika e Maqedonisë ka bërë shumë kur bëhet fjalë për ballafaqim me sfidat e destinuara me krizën e refugjatëve, madje edhe më shumë sesa disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Këtë e theksoi presidenti i Republikës Çeke Millosh Zeman para mediave sot në Ohër, pas takimeve me nikoqirin e tij, presidentin e Maqedonisë Gjorge Ivanov.

“Këtu jam në Maqedoni  që ta shpreh respektin dhe njohjen personale për mënyrën në të cilën populli i Maqedonisë ballafaqohet  me krizën migruese, me ç’rast  duke e mbrojtur jo vetëm kufirin e tyre por edhe të Evropës. Qëndrimi ynë është se Republika e Maqedonisë tregoi larg vlerë më të madhe nga disa shtete anëtare të BE-së dhe NATO-s dhe prej atje dua të shpreh përkrahje të plotë të Republikës së Maqedonisë për integrimin e saj të tërësishëm euroatlantik”, theksoi Zeman.

Presidenti Ivanov nga ana e tij e theksoi nevojën e angazhimit të koordinuar dhe global të bashkëpunimit të përforcuar mes shteteve  gjatë ballafaqimit me të gjitha sfidat e sapondodhura, veçanërisht në rreziqet dhe kërcënimet e sigurisë, megjithatë duke shprehur falënderim deri te presidenti Zeman për përkrahjen e tërësishme që Republika Çeke ia jep Maqedonisë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve – me prani të policëve çek, si dhe me ndihmën në pajisjen për kontroll të kufijve.

Kur ka të bëjë me qëllimet strategjike të Maqedonisë – anëtarësimi në BE dhe NATO, në bisedë me mysafirin çek Ivanov e ka theksuar nevojën e ringjalljes së procesit të zgjerimit të të dy organizatave. Vërejtja e tij është se integrimi i tërë rajonit në BE dhe NATO është nga vlera thelbësore për paqen dhe stabilitetin rajonal, dhe përgjigjja më adekuate e të gjitha sfidave  si migrimi dhe siguria, ndërsa njëherit do të kontribuojë edhe për përforcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimit ekonomik.

“Jemi dëshmitarë se status-kuo-ja nuk soli asgjë të mirë. Përkundrazi, bllokimi i të ardhmes evropiane dhe euroatlantike kontribuoi edhe drejt bllokimit të proceseve politike dhe stagnimit të brendshëm në Maqedoni”, tha Ivanov, duke shprehur më pas bindje se Republika Çeke si mike dhe partnere e dëshmuar dhe parimore do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë në realizimin e qëllimeve të saja strategjike.

Presidenti Ivanov, Zemanit në Ohër ia dorëzoi mirënjohjen më të lartë shtetërore të Republikës së Maqedonisë, Dekoratën “8 Shtatori”, si shprehje të falënderimit për të personalisht, por edhe për popullin dhe shtetin çek dhe të gjithë liderët paraprak çekë për tërë mbështetjen dhe ndihmën e deritanishme.

Vizita e delegacionit të lartë çek vazhdon edhe nesër me Forumin e biznesit ndërmjet Maqedonisë dhe Çekisë, si mundësi për realizimin e kontakteve të afaristëve të të dy shteteve, në drejtim të intensifikimit dhe avancimit të bashkëpunimit ekonomik për çka vlerësim i dyanshëm është se nuk është në nivel të kushteve dhe potencialit ekzistues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button