Presidenti Nishani pret delegacionin e partisë politike “Uniteti”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot në takim një delegacion të Partisë Politike “Uniteti” me seli në Shkup, të kryesuar nga Kryetari i kësaj partie Gëzim Ostreni.

“Në takim u diskutua rreth situatës politike në Maqedoni dhe kontributin e shqiptarëve në stabilitetin dhe zhvillimin e shtetit të Maqedonisë. Presidenti Nishani shprehu qëndrimin e tij lidhur me zbatimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe në frymën e saj zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, si një fondament i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe krijimit të klimës së besimit të ndërsjellë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, në të mirë të paqes dhe stabilitetit në Maqedoni. Kreu i Shtetit shprehu qëndrimin e tij për një frymë sa më të mirë bashkëpunimi jo vetëm mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe me të gjitha shtetet e rajonit dhe më gjerë. Ostreni e informoi Presidentin Nishani mbi zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe vështrimin në perspektivë të Partisë Politike “Uniteti”, për daljen nga kjo situatë dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Maqedonisë për paqen dhe sigurinë e saj”, thuhet në kumtesën e partie “Uniteti”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button